Një qytetar shqiptar që jeton në Itali rrezikon të dënohet me 34 vite burg, pasi në kamionin që ai drejtonte u kapën 34 kilogram kokainë.
Sipas mediave të huaja, kamioni u ndalua në traun me pagesë në autostradën e Vipitenos, dhe gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se në mjet ndodheshin 34 kilogram kokainë, e cila ishte fshehur në kabinën e shoferit.
Shqiptari u arrestua menjëherë dhe u transferua në burgun e Bolzanos, ndërkohë që pritet që të dalë bnrenda pak ditësh para gjykatës.
Kokaina, me vlerë rreth tre milionë euro, thuhet se nuk ishte e destinuar për tregun e Tirolit të Jugut. Kontrabandisti i dyshuar i drogës përballet me një dënim me burg nga nëntë deri në 30 vjet. Burri përfaqësohet nga avokati Nicola Nettis.
/Abcnews.al/