Sipas mediave italiane, kokaina do të sillte një përfitim prej 10 milionë eurosh.
Makina me të cilën udhëtonte shqiptari u ndalua në Baraccola nga karabinierët për një kontroll mëngjesin e djeshëm.
Makina drejtohej nga 30-vjeçari shqiptar, gjatë kontrollit të makinës fillimisht u gjet një qese me 1 kilogram kokainë.
Më pas, gjatë kontrollit të shtëpisë u gjetën 40 kilogramë kokainë dhe një pistoletë me të gjitha municionet e nevojshme. Banesa përdorej kryesisht si laborator dhe magazinë.
Policia gjeti para të cilat dyshohet se kishin ardhur nga shitja e kokainës. Pasi hetimet u thelluan, rezultoi se shqiptari ishte në kërkim nga Gurdia di Finanza e Breshias.
30-vjeçari u dërgua në burgun Montacuto, ndërsa u sekuestrua droga, arma dhe municionet e tjera./Abcnews.al/