Një personi nga Klina i është gjetur një armë dhe 52 fishekë, për çka edhe është arrestuar, e më pas është liruar në procedurë të rregullt nga Policia e Kosovës, shkruan Fol Drejt.
“Klinë 04.09.2023 – 10:30. Në konsultim me prokurorin është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 52 fishekë të kalibrit 7.65mm. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FolDrejt/