Dy të mitur janë arrestuar nga policia pasi që të njëjtëve u janë gjetur armë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Mogillë të Kllokotit, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, fillimisht zyrtarët policorë kanë ndalur një automjet për kontroll rutinor, gjatë kontrollit në bagazhin e veturës janë gjetur dy armë automatike AK-47 dhe si rezultat dy të mitur, 15 dhe 16-vjeçar janë arrëstuar.
Tutje thuhet se në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritet kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt në prokurori./FolDrejt/