Një person është arrestuar nga policia për shkak të armëmbajtjes pa leje.
Rasti ka ndodhur rreth orës 12:30 të ditës së djeshme, në Prizren, transmeton Fol Drejt.
“Është identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar dy armë gjuetie si dhe 76 fishekë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.” – thuhet në raportin 24-orësh./FolDrejt/