Dy foshnja u ndërruan në maternitet 33 vite më parë pasi nuk mbanin byzylykë identifikimi.
Njëra nga gratë ka paditur rajonin e Puglias dhe ka marrë një dëmshpërblim prej rreth 1 milionë eurosh (për t’i ndarë me protagonistët e tjerë të historisë).
Kjo është historia e një 33-vjeçareje nga Canosa e Pulias, e cila do të marrë dëmshpërblim bashkë me familjen e saj të vërtetë (nënën, babanë dhe vëllanë).
Dy vajzat u lindën më 22 qershor 1989 në spitalin e Canosa.
Lorena e Antonela duket se nuk patën të njëjtin fat si në momentet e para të lindjes. Lorena pati një jetë “normale” deri në zbulimin e së vërtetës, ndërsa vajza tjetër Antonela, u braktis në jetimore nga “nëna” e saj me justifikimin se keqtrajtohej nga i ati.
Antonelës, nga ana tjetër, rajoni do t’i paguajë rreth gjysmë milioni.
Zbulimi i identitetit të tyre të vërtetë daton në vitin 2012, duke parë fotot në Facebook dhe duke vënë në dukje ngjashmëritë mes grave që nuk kishin asnjë lidhje. Dyshimet u vërtetuan vitin e ardhshëm me testin e ADN-së që zbuloi se Antonella është vajza e Caterinas dhe Lorena vajza e Loretës.
Vitet kaluan dhe u ngritën dy çështje për dëmshpërblim. Njëra kaloi në Gjykatën e Barit dhe tjetra para gjyqtarëve të Tranit, të cilët dhanë dënimin.
Nga rindërtimi i fakteve është e besueshme, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, se dy vajzat e porsalindura janë shkëmbyer në djepet e spitalit, menjëherë pas lindjes./abcnews.al/