Detari 62-vjeçar francez, varka e të cilët u përmbys në Oqeanin Atlantik, është shpëtuar pas 16 orësh.
Sipas lajmit të BBC, varka e nisur nga kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, arriti rreth 23 kilometra në ujërat e Ishujve spanjoll Sisargas, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Nga varka u mor sinjali i urgjencës me orën lokale 20:23 në mbrëmjen e së hënës, 1 gusht.
Pas sinjalit ekipet e rojës bregdetare spanjolle me 5 zhytës dhe tre helikopterë arritën deri tek varka e përmbysur.
Ekipet goditën në bazën e varkës duke u munduar që t’ia përcjellin zërin e tyre detarit. Më pas u kuptua se detari francez është gjallë, por nuk arritën të intervenojnë menjëherë për shkak të kushteve të vështira të motit dhe errësirës.
Ekuipazhet parandaluan fundosjen e varkës me balona ngritëse, por vetëm në mëngjes arritën ta nxjerrin detarin nga varka. Detari 62-vjeçar u shpëtua pas 16 orësh.
Pasi ai u shpëtua, u kuptua se ai ishte i veshur me një kostum mbijetese prej gome artificiale, ndërsa ka marrë frymë nga flluska e ajrit që krijoi brenda varkës. Detari u dërgua në spital për trajtim./FolDrejt/