Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ia ka ndarë një mirënjohje punëtorit Gentian Qamaj, i cili ishte rrezik për jetë, shkaku i një boce gazi para disa javësh.
Për këtë akt nderimi, ka njoftuar vetë Muharremaj nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Fol Drejt.
Ky është postimi i plotë:
Ka qenë shumë trishtuese me pa gjendjen e Gentit atë ditë.
Gentian Qamaj nga Greikoci në punën e tij të ndershme shpesh herë u ballafaqua duke e rrezikuar jetën e tij. Në Sopijë ai u rrezikua nga shpërthimi i një boce të gazit, mirëpo për fat të mirë ai shpëtoi.
Unë e respektoj gjithmonë punën e tyre në pastrimin e ambientit dhe të njejtën e kërkoj edhe nga ju, ngase ata kujdesen çdo ditë për ne.
Me mirënjohje e kam nderuar punën dhe angazhimin e tij secilën ditë.