Ka vdekur personi i parë në botë që iu transplantua zemra nga një derr i modifikuar gjenetikisht.
David Bennett, i cili kishte sëmundje terminale të zemrës, mbijetoi për dy muaj pas operacionit në SHBA.
Por gjendja shëndetësore filloi t’i përkeqësohej disa ditë më parë, thanë mjekët në Baltimore.
Gjatë ditës së sotme u raportua se 57-vjeçari ka ndërruar jetë më 8 mars, raporton bbc.
Bennett i dinte rreziqet që lidhen me operacionin, duke pranuar se para procedurës ishte “një e shtënë në errësirë”. /Telegrafi/