Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka vlerësuar se situata në Kosovë është pasojë e përshkallëzimit të vazhdueshëm që ka sjellë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe deeskalimit për të cilin po punon një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, shkruajnë mediat serbe, transmeton Fol Drejt.
“Rezultati i kësaj është një plan tinëzar, që është që Kurti lejohet të bëjë diçka, bashkësia ndërkombëtare po proteston sikur diçka… Të gjithë tani po protestojnë kundër Prishtinës për atë që bënë, përfshirë edhe KFOR-in. Roli i Kfor-it nuk është të protestojë, por ta bëjë të pamundur atë veprim të njëanshëm”, citohet të ketë thënë Daçiç për RTS.
Sipas tij, KFOR sot i mbron kryetarët e sapozgjedhur nga “pronarët” e objekteve komunale – serbët që janë të punësuar atje.
Duke komentuar paralajmërimet dhe dënimet e bashkësisë ndërkombëtare për atë akt të njëanshëm të autoriteteve të Prishtinës, Daçiq tha se “paralajmërimet nuk e bëjnë jetesën në terren”.
“Nëse Amerika nuk mund ta bëjë Prishtinën ta respektojë këtë, atëherë me të vërtetë nuk e di se çfarë lloj besimi mund të kemi te bashkësia ndërkombëtare dhe sponsorët e atij aventurizmi të rrezikshëm luftarak në Prishtinë”, tha ai.
Ai tha se forcat e ushtrisë serbe janë në gatishmëri dhe se Serbia do t’i mbrojë serbët në Kosovë dhe Metohi nëse duhet.
“Nëse lejojmë që viktimat serbe të bien për shkak të mosgatishmërisë së bashkësisë ndërkombëtare, apo për shkak të aventurizmit luftarak të Kurtit, sigurisht që nuk do ta lejojmë këtë”, tha Daçiq./FolDrejt/