Disa familje nga fshati Kovragë i Istogut janë izoluar për shkak të kontakteve që kanë pasur me punëtoret e organizatës ku ka punuar 22 vjeçarja nga Klina, e cila është infektuar me coronavirus.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj.
“Po janë disa familje, para dy ditëve me polici kanë shkuar ekipet i kanë vizituar dhe u është rekomanduar të qëndrojnë në shtëpi”, tha Osmanaj.
Sipas drejtorit, disa familje kanë ardhur nga Italia e disa raste janë që kanë pasur kontakt me organizatën në Klinë ku kishte punuar 20 vjeçarja që ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Osmanaj shtoi se të gjitha rastet janë në monitorim nga Komuna dhe Policia.