Pas katër rasteve tjera të konfirmuara sot me Korona Virus (të gjithë nga Dibra), qeveria e Maqedonisë Veriore duket se e ka marrë seriozisiht çështjen dhe tashmë ky rajon do izolohet nga pjesa tjetër e shtetit, informon foldrejt.com.
Të gjithë hyrjet daljet nga dhe për në Dibër do mbyllen deri në ndonjë vendim tjetër.
Për të gjithë qytetarët dibranë të cilët nuk do respektojnë vendimin, do merren masa ndëshkuese deri në burgim.
Shpresojmë që ky do jetë izolimi i fundit i qytetit që rënkon prej 100 vitesh dhe pas kësaj të zgjohet me përfundimin e shpejtë të Rrugës së Arbrit që do e kthente në atë që e paraqiste prej përpara njëqindvitesh rilindasi i madh Josif Bageri: Dibra, kërthiza e trojeve shqiptare. Ajo që do lidh Shkupin dhe Tiranën./Foldrejt.com