Gazetarja e mediave gjermanofone dhe asaj vjeneze Der Standard, Adelheid Wolfl, ka shkruar së fundi për përditshmërinë sesi e kalon ajo jetën e izoluar në Sarajevë. Ajo pak ditë më parë bëri bujë, duke treguar hapur se pas rrëzimit të kryeministrit Albin Kurti qëndron sozia e Trumpit, Richard Grenell, i cili kërkon më pas të ndajë Kosovën. Pikërisht kjo ka shkaktuar shumë telefonata kundrejt saj.

“Përkundër izolimit, shumë më kontaktojnë. Telefoni im cingëron, sepse sozia e Trump, Richard Grenell, përgatiti një Grusht shteti në Kosovë. Kosovarët e varfër tani as nuk mundet të demonstrojnë. Një fatalitet,” shkruan ajo, përcjell foldrejt.com.
Lufta më e madhe sesa virusi
Më tutje ajo tregon edhe popullin e Sarajevës, të cilët janë shumë fleksibil në çështjen e përhapjes së virusit Covid19.
“Çfarë doni? Ne kemi qenë të bombarduar 3.5 vjet. Ky është një virus.” Virusi është më pak i dëmshëm sesa një luftë.”/Foldrejt.com