Numri i përgjithshëm i popullsisë në Izrael ka arritur në 9.7 milionë, prej të cilëve më shumë se 2 milionë janë arabë.
Byroja Shtetërore e Statistikave të Izraelit ka publikuar të dhënat më të fundit të popullsisë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Raportohet se numri i hebrenjve, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë së Izraelit, ka arritur në më shumë se 7.14 milionë. Nga popullsia e përgjithshme, më shumë se 2 milionë janë arabë ndërsa 535 mijë janë të krishterë joarabë.
Sipas të dhënave nga Byroja Kombëtare e Statistikave, popullsia e Izraelit u rrit me 216 mijë vitin e fundit, me një normë prej 2.3 për qind.
Izraeli i lejon çdo hebreu të drejtën që të emigrojë në vend, pavarësisht se ku ndodhet në botë.
Sipas të dhënave zyrtare, 3.3 milionë emigrantë kanë ardhur në Izrael që nga themelimi i shtetit në vitin 1948.
Izraeli pret që popullsia e tij të arrijë në 11.1 milionë në 2030, 13.2 milionë në 2040 dhe 15.2 milionë në vitin 2048./FolDrejt/