Izraeli akuzoi sot Gardën Revolucionare të Iranit për kthimin e anijeve të mallrave në platforma lëshimi të raketave dhe dronëve, duke thënë se Teherani synon të shtrijë ndikimin e fshehtë detar përtej Gjirit.
Akuzat e ministrit Yoav Galant erdhën në një kohë kur flitet për një rritje të re të programit bërthamor të Iranit dhe mbështetjen e Teheranit për milicitë palestineze dhe libaneze, raportoi Reuters.
Galant, duke treguar fotot e pesë nga gjashtë anijet iraniane të rinovuara, tha në konferencën për shtyp se ato ishin “baza terroriste lundruese” dhe se njëra prej tyre kohët e fundit ishte nisur për në Gjirin e Adenit./FolDrejt/