Zyrtarët e Hamasit po i afrohen një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin pas disa javë luftimesh në Rripin e Gazës, shkruan Fol Drejt.
Për një marrëveshje të mundshme armëpushimi ka paralajmëruar vetë Ismail Haniyeh, udhëheqësi i grupit palestinez që sundon enklavën e rrethuar.
Grupi u dha përgjigjen e tij ndërmjetësuesve të Katarit në bisedimet në vazhdim, tha Haniyeh në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Reuters të martën në mëngjes.
Veç tjerash, do të negociohet edhe për lirimin e pengjeve./FolDrejt/