Izraeli nënshkroi një marrëveshje për të blerë miliona doza të vaksinave antiCOVID-19 nga Pfizer (PFE.N) deri në vitin 2022, tha të hënën Kryeministri Benjamin Netanyahu.
Vaksinat e reja do të jenë të përshtatshme për të mbrojtur njerëzit nga variante të ndryshme të koronavirusit, tha Netanyahu në një deklaratë.
Ai tha se shpreson të nënshkruajë një marrëveshje të ngjashme për të blerë vaksina nga Moderna.
“Kjo do të thotë që shumë shpejt do të kemi më shumë vaksina të mjaftueshme, si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët,” tha ai./FolDrejt/