Ushtria izraelite kreu sulm ajror ndaj një pozicioni që i përket Brigadave Izz ad-Din Al-Qassam, krahut të armatosur të Lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës nën bllokadë.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee në një deklaratë me shkrim tha se është dhënë kundërpërgjigje ndaj një rakete të lëshuar dje drejt Izraelit nga Gaza dhe se avionët e ushtrisë bombarduan një pozicion nëntokësor që përdoret për prodhimin e raketave i cili i përket një organizate në Gaza, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale në Gaza, mësohet se avionët luftarakë të Izraelit kryen sulme ajrore njëri pas tjetrit ndaj një pozicioni që i përket Brigadave Izz ad-Din Al-Qassam.
Si pasojë e bombardimeve janë thyer xhamat e disa shtëpive në zonë dhe është ndërprerë energjia elektrike.
Ushtria izraelite dje njoftoi se alarmet për sulm ranë në disa qytete në jug të vendit për shkak të një rakete të lëshuar nga Gaza dhe se raketa u neutralizua nga sistemi i mbrojtjes ajrore.
Ndërsa në një deklaratë tjetër nga ushtria izraelite thuhet se nga Gaza u lëshuan tre raketa dhe se raketat ranë në një territor të zbrazët në Gaza.
Nga grupet palestineze nuk është bërë ndonjë deklaratë në lidhje me ngjarjen./FolDrejt/