Autoritetet kanë vendosur të presin për fundin e festave kombëtare të Ditës së Përkujtimit dhe Ditës së Pavarësisë, nga frika se festimet pa maska mund të çojnë në një rritje të infeksioneve.
Nga e diela më 18 prill në Izrael mbajtja e maskës jashtë nuk do të jetë më e detyrueshme. Vendimi është marrë nga Ministria e Shëndetësisë.
Sidoqoftë, detyrimi për mbajtur veshjen mbrojtëse në ambiente të mbyllura mbetet në fuqi.
Vendimi ishte diskutuar për disa javë, por sipas Jerusalem Post, autoritetet kanë vendosur të presin për fundin e festave kombëtare të Ditës së Përkujtimit dhe Ditës së Pavarësisë, nga frika se festimet pa maska mund të çojnë në një rritje të infeksioneve.