Autoritetet izraelite të premten vendosën kufizime ndaj palestinezëve nga Bregu Perëndimor i pushtuar në hyrjen e tyre në Xhaminë Al-Aksa për të shënuar lutjen e parë të xhumasë në muajin e shenjtë të Ramazanit, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Dëshmitarët okularë thanë për Anadolu se forcat izraelite ishin vendosur në pikat e kontrollit që të çojnë në Jerusalemin Lindor ku ndodhet Xhamia Al-Aksa. Ata kontrolluan letërnjoftimet e tyre dhe ndaluan hyrjen për shumë prej tyre.
Palestinezi Abdelaziz Al-As’ad, 60, tha për Anadolu se ai u përpoq të kalonte postbllokun ushtarak izraelit Qalandia, në Jerusalemin verior, disa herë, por forcat izraelite kontrolluan identitetin e tij dhe e penguan atë të hynte nën arsyetimin e ruajtjes së sigurisë.
“Izraeli pretendon se u ofron lehtësira [palestinezëve] por në fakt kjo është një gënjeshtër, ajo që po ndodh është një kufizim në lëvizje dhe një parandalim i adhurimit,” shtoi Al-As’ad.
Të hënën, Izraeli njoftoi kufizime të ndryshme për palestinezët gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në lidhje me hyrjen në xhaminë Al-Aksa.
“Gratë e të gjitha moshave, fëmijët meshkuj deri në 12 vjeç dhe meshkujt mbi 55 vjeç do të lejohen të hyjnë në Xhaminë Al-Aksa gjatë Ramazanit pa leje”, tha koordinatori i Aktiviteteve Qeveritare në Territore, Gjeneralmajor Ghassan Alyan, tha në një deklaratë të hënën.
Në lidhje me Rripin e Gazës, sipas deklaratës, Izraeli vendosi një “kuotë të kufizuar” për gratë e moshës 50 vjeç e lart, dhe burrat e moshës 55 vjeç e lart, nga e diela deri të enjten, për të hyrë në xhaminë Al-Aksa.
Tensioni është rritur në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar në muajt e fundit mes sulmeve të përsëritura ushtarake izraelite në qytetet palestineze.
Afro 90 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite që nga fillimi i këtij viti, sipas shifrave palestineze. Katërmbëdhjetë izraelitë janë vrarë gjithashtu në sulme të veçanta gjatë së njëjtës periudhë. /FolDrejt/