Të paktën 397 nga 450 palestinezët e arrestuar nga policia izraelite gjatë bastisjes së të martës mbrëma janë liruar me një ndalim njëjavor për të hyrë në xhaminë Al-Aksa, tha në një deklaratë Komisioni Palestinez për Çështjet e të Burgosurve, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Dyzet e shtatë të burgosur që i përkisnin Bregut Perëndimor të pushtuar janë transferuar në burgun ushtarak të Oferit, ndërsa ndalimi dhe marrja në pyetje e gjashtë palestinezëve nga Jeruzalemi i pushtuar është zgjatur.
“Kushtet e arrestimit dhe paraburgimit janë poshtëruese dhe çnjerëzore dhe nuk po iu ofrohet kujdes mjekësor të arrestuarve të lënduar”, thuhet në deklaratën e komisionit. /FolDrejt/