Autoritetet izraelite kanë liruar 39 të burgosur palestinezë, në mesin e të cilëve 6 gra dhe 33 fëmijë dhe të moshës së adoleshencës, ka njoftuar agjencia palestineze e lajmeve WAFA.
Të burgosurit e liruar janë dërguar tek familjet e tyre në lindje të Jerusalemit dhe në Bregun Perëndimor.
Ky hap është rezultat i marrëveshjes së arritur mes Hamasit dhe Izraelit, ku pjesëtarët e Hamasit fillimisht liruan pengjet izraelite në Gazë ku më pas pasoi lirimi i palestinezëve nga ana e autoriteteve izraelite.
“13 izraelitë dhe katër të huaj i ka pranuar ICRC-ja dhe janë rrugës për në Rafah”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Katarit, Maje Al Ansari.