Pas deklaratave të presidentit Donald Trump se dy deputetet demokrate, Rashida Tlaib dhe Ilhan Omar, janë “turp për Amerikën” dhe do “ishte çudi nëse Izraeli do lejonte udhëtimin e tyre në Bregun Perëndimor, pasi ata urrejnë njerëzit hebrenj”, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Izraelit, që vërtet ka ndaluar udhëtimin e dy deputeteve, informon foldrejt.com.
“Kush konteston ekzistencën tonë si shtet, nuk do ua mundësojmë udhëtimin,” tha zv.ministri i jashtëm izraelit Zipi Chotoveli.
Tlaib dhe Omar kishin bërë thirrje më parë për bojkotim të Izraelit, për shkak të politikave destruktive kundrejt palestinezëve. Kjo duket që ka shqetësuar shtetin izraelit. Ata edhepse kishin paraparë vizitë në Bregun Perëndimor, të kontrolluar nga palestinezët, nuk është lejuar nga Izraeli që kontrollon pikat hyrëse.
Në anën tjetër shefja e demokratëve Elizabeth Warren ka kritikuar vendimin e Izraelit që të mos lejojë vizitën e dy deputeteve të zgjedhura nga populli amerikan./Foldrejt.com