Donald Trump tha se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar që të normalizojnë raportet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike, raporton Reuters.
Këtë deklaratë ai e bëri në Shtëpinë e Bardhë, ku u nënshkrua marrëveshja për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kjo marrëveshje, u nënshkrua kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në Zyrën Ovale në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.
Në anën tjetër, mediat izraelite si jpost.com, shkruan se Serbia ka rënë dakort që të njoh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe do zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi. Serbia, tash bëhet shteti i parë europian që vendos ambasadën e saj në Jeruzalem./Foldrejt.com