Izraeli tha të premten se po evakuonte të afërmit e stafit në ambasadën e tyre në Kiev, duke përmendur “një përkeqësim të situatës” në një referencë të dukshme për krizën mes Ukrainës dhe Rusisë.
Deklarata e Ministrisë së Jashtme u kërkoi më tej izraelitëve që të shmangin udhëtimet në Ukrainë dhe ata atje që “të shmangin zonat e tensionit”.
Një gjë të tillë sot e bëri edhe ShBA-ja, e cila iu bëri thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Ukraina, raporton Reuters.