Ushtria izraelite tha të shtunën vonë se ka detektuar një raketë kundërajrore të lëshuar nga Siria në drejtim të territorit të Izraelit, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
“Raketa duket se ka shpërthyer në ajër”, tha ushtria në një deklaratë, duke shtuar se detajet e incidentit janë aktualisht nën hetim.
Ndërkohë, radioja ushtarake izraelite raportoi se fragmente të raketës që besohet se kanë shpërthyer në ajër, kanë rënë në qytetin jugor të Izraelit, Rahat.
Ende nuk raportohet për viktima.
Më herët, agjencia siriane e lajmeve SANA, duke cituar burime ushtarake, tha se disa lokacione pranë provincës perëndimore siriane të Homsit ishin në shënjestër të sulmeve ajrore izraelite.