Izraeli ka rivendosur një kërkesë për të mbajtur maska në ambiente të mbyllura mes një rritjeje të rasteve me Covid-19, vetëm disa ditë pasi hoqi përdorimin e tyre.
Shqetësimi është rritur pasi vendi regjistroi më shumë se 100 raste të reja në ditë. Shumica e rasteve kanë qenë të lidhura me variantin Delta, shkruan BBC, përcjell FolDrejt.com.
Izraeli ka qenë një nga vendet më të suksesshme në botë në trajtimin e pandemisë dhe në fillim të këtij muaji ajo nuk kishte regjistruar as edhe një rast të vetëm.