Ministria e Arsimit e Palestinës njoftoi se ushtria izraelite rrënoi një shkollë palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar me pretekstin se nuk kishte leje, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Autoritetet izraelite rrënuan Shkollën “Ein Sami” në lindje të Ramallahut, e cila ofron shërbime arsimore për disa nxënës të komunitetit palestinez.
Ministria e dënoi ashpër aktin, duke theksuar se gjithçka ndodhi pak para fillimit të vitit të ri shkollor, që do të thotë se nxënësve të këtij komuniteti u mohohet e drejta për arsimim.
Dëshmitarët okularë thanë për Anadolu se forcat izraelite rrethuan vendbanimin dhe rrënuan shkollën, e cila ishte e ndërtuar me llamarina.
Shkolla ndodhej në zonën C, e cila përbën 61 për qind të Bregut Perëndimor dhe është nën kontrollin administrativ dhe të sigurisë izraelite.
Shkolla u themelua para fillimit të vitit të kaluar shkollor, me mbështetjen e vendeve evropiane.
Izraeli ndalon ndërtimet në Zonën C, pa leje, të cilat janë pothuajse të pamundura për t’u marrë, sipas palestinezëve dhe raporteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.