Izraeli ka regjistruar tetë raste të një varianti të koronavirusit i cili u identifikua së pari në Indi, dhe beson se vaksina e Pfizer-BioNTech është të paktën pjesërisht efektive kundër këtij lloji, tha të martën një zyrtar izraelit i shëndetësisë.
Si fillim shtatë raste të variantit indian u zbuluan në Izrael javën e kaluar, midis njerëzve që kishin ardhur nga jashtë, dhe të cilët që atëherë iu janë nënshtruar testimit paraprak.
“Përshtypja është që vaksina Pfizer ka efikasitet kundër këtij varianti, megjithëse një efikasitet të ‘reduktuar’”, tha drejtori i përgjithshëm i ministrisë, Hezi Levy.
Britania dhe Irlanda gjithashtu kanë thënë se po e hetojnë variantin pasi e zbuluan atë brenda kufijve të tyre.