Katër milionë qytetarë të Izraelit ose rreth 44% e popullsisë, morën dozën e parë të vaksinës kundërCOVID-19, u njoftua sot nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Sipas të dhënave më të fundit, rreth dy të tretat e izraelitëve të vaksinuar morën vaksinën Pfizer/BioNTech.
Rreth tre milionë izraelitë nuk mund të vaksinohen, duke përfshirë ata nën moshën 16-vjeç, njerëz që janë infektuar me COVID dhe disa grupe të tjera të popullsisë. 2.6 milionë izraelitë morën dy doza të vaksinës, raporton Times of Israel.