Forcat izraelite kanë vrarë njërin ndër komandantët kryesorë të xhihadistëve palestinezë në Gaza City, duke shtuar mundësitë e tensionimit të situatës në Lindjen e Mesme.
I vrari është komandanti 42 vjeçar, Bahaa Abu al-Ata.
Poashtu forcat izraelite kanë sulmuar me dy raketa edhe Damaskun, ku mes tjerash është bombarduar zyra e xhihadistëve në kryeqytetin sirian. Nga sulmi mbeti i vrarë sëpaku një person, Akram al-Ajouri. Raketa tjetër ra në një shtëpi civile, pranë ambasadës së Libanit./Foldrejt.com