Kancelari gjerman, Olaf Scholz po qëndron për vizitë sot në Prishtinë.
Ai foli edhe rreth çështjes së liberalizimit të vizave dhe tha se kjo çështje duhet të shkojë përpara, transmeton Fol Drejt.
Scholz në konferencën për media tha se i vjen mirë që po viziton Kosovën si vend të parë në Ballkanin Perëndimor.
“Takimi i serishëm pas një muaji tregon sa të ngushta janë marrëdhëniet tona bilaterale… Çështja e liberalizimi i vizave duhet të shkojë përpara ”, tha ai.
Kancelari gjerman foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se është shumë i rëndësishëm, ndërsa kërkoi nga të dyja palët zotim të qartë dhe konstruktivitet.
Ai tha po ashtu se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidh edhe çështjen e njohjes së Kosovës.
“Kosova dhe Serbia përmes një marrëveshjes gjithëpërfshirëse të gjejnë një zgjidhje politike. Dialogu është rruga që i hap Kosovës perspektivën evropiane…E qartë është që marrëveshja duhet të zgjidh çështjen e njohjes së Kosovës”, u shpreh ai./FolDrejt/