Para se të shkonte në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte kritikuar qasjen e emisarit Lajçak në raport me Kosovën.
“Ai duhet ta kuptojë që Kosova është shtet i pavarur”, kishte thënë Thaçi, shkruan Fol Drejt.
Njëjtë si Thaçi, sot mendon edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, por kjo nuk ishte gjithmonë kështu.
Në kohën kur Thaçi e pati kritikuar qasjen e Lajçakut, Kurti madje e quajti atë antievropian, duke i thënë që nuk është në rregull mënyra se si e trajton Borrellin e Lajçakun.
“Presidenti aktual i Kosovës, po sillet shumë më keq me Bashkimin Evropian se sa me Serbinë. Unë nuk jam dakord që presidenti flet për Borrellin, Lajçakun, Brukselin më keq se për Vuçiqin”, thoshte atë kohë Kurti.
Më poshtë ju sjellim videon e plotë të deklarimeve të të dy liderëve./FolDrejt/
@dardaniarepublic #foryoupage #kurti #fypシ #qeveria #lajçak #thaqi #viral #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍