Kampionati Botëror MotoGP do të vazhdojë me garën e tetë të sezonit të organizuar nga Italia.
Nesër nisin raundet kualifikuese të garës së motoçiklizmit që do të zhvillohen në 23 xhiro në pistën 5.2 kilometra të Mugello pranë qytetit të Firences. Gara do të zhvillohet më 29 maj, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Deri më tani, Enea Bastianini (Gresini) ka fituar tri gara dhe Fabio Quartararo (Monster Energy Yamaha), Miguel Oliveira (Red Bull KTM), Aleix Espargaro (Aprilia) dhe Francesco Bagnaia (Ducati Lenovo) kanë fituar nga një garë.
Para garës në Itali, pesë pilotët e ranguar më së miri janë: Fabio Quartararo (Francë) me 102 pikë, Aleix Espargaro (Spanjë) 98, Enea Bastianini (Itali) 94, Alex Rins (Spanjë) 69 dhe Jack Miller (Australi) me 62 pikë./FolDrejt/