Policia e Essex ka arritur të identifikojë shoferin e kamionit në të cilin u gjetën 39 kufoma të mërkurën, shkruan foldrejt.com. Sipas media britanike, bëhet fjalë për 25 vjeçarin nga Irlanda Veriore, Mo Robinson (25). Viktimat mendohen të jenë emigrantë që kanë dashur ilegalisht të futen në Britaninë e Madhe dhe kanë vdekur si pasojë e të ftohtit.
Nga fotografitë e tij kuptohet se ai ka partnere e cila është shtatzane, kurse tashmë akuzohet për vrasje dhe duket që jeta e tij me drejtësinë nuk do përfundojë kurrë, përcjell foldrejt.com.