20-vjeçari është identifikuar si objektivi kryesor i West Ham këtë verë.
Klubi dëshiron të intensifikojë ndjekjen e tyre për shqiptarin, pavarësisht dyshimeve për të ardhmen e drejtoreshës së Chelsea, Marina Granovskaia, transmeton Klankosova.tv.
E ardhmja e Granovskaia’s është e paqartë pasi kryetari Bruce Buck njoftoi se do të tërhiqej në fund të këtij muaji.
Nëse ajo largohet nga klubi, atëherë vendimi për të ardhmen e Brojës pritet të merret nga pronari i ri Todd Boehly dhe trajneri Thomas Tuchel.
Broja bëri te Southampton në sezonin e kaluar, duke shënuar nëntë gola në 38 paraqitje në të gjitha garat.