Është interesante sesi votojnë shqiptarët në Malin e Zi. Në rast se në Maqedoninë Veriore shumica e shqiptarëve tradicionalisht votojnë partitë shqiptare (një përjashtim ishte 2016, kur u rrëzua Nikola Gruevski), në Malin e Zi shumë vota shqiptare derdhen për partitë jo-shqiptare.
Mali i Zi ka dy komuna me shumicë shqiptare Ulqinin (13.371) dhe Tuzin (8197). Partia e Gjukanoviqit ka dalë e para në Ulqinj (4001), kurse e dyta në Tuz (2619) pas koalicionit shqiptar (3284). Lista shqiptare në Ulqin mori 2.326 vota.
Interesante është se partia multi-kulturore e Dritan Abazoviqit, në Ulqinj ka marrë 849 vota, kurse në Tuz vetëm 114./Foldrejt.com