Me fitimin e Champions League mbrëmë, Manchester City arriti kurorën e trefishtë këtë sezon dhe përveç trofeve në vitrinat e klubit, llogaritë bankare të qytetarëve do të jenë shumë më të pasura, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Përveç Ligës së Kampionëve, Manchester City këtë sezon fitoi edhe Premier Ligën angleze dhe FA Cup.
Qytetarët morën më së shumti para për fitimin e Premierligës, rreth 190 milionë euro, ndërsa 135 milionë për triumfin e mbrëmshëm në Champions League. Fitimi i Kupës FA ishte 4.5 milionë euro.
Kjo do të thotë se City deri më tani ka fituar 329.5 milionë euro dhe falë fitores ndaj Interit, City do të mund të arkëtojë edhe 58 milionë euro të tjera, duke qenë se edhe çmimi për fitimin e Kampionatit Botëror për Klube është kaq.
Duke qenë se City është favorit absolut për ta fituar, fitimet e tyre totale mund të jenë rreth 400 milionë euro. /FolDrejt/