Sipas deklaratës nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, 31.900 ushtarë rusë u vranë në territorin e Ukrainës
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se numri i ushtarëve rusë që humbën jetën në luftën e cila vazhdon që nga 24 shkurti, po i afrohet shifrës 32.000, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm, thuhet se janë përditësuar të dhënat për humbjet e ushtrisë ruse në luftën që nga 24 shkurti deri më 10 qershor.
Sipas deklaratës, 31.900 ushtarë rusë u vranë në territorin e Ukrainës. Gjithashtu, u shkatërruan 212 avionë, 178 helikopterë, 1.409 tanke, 3.450 automjete të blinduara, 712 topa, 125 raketa, 222 sisteme raketash dhe 97 sisteme të mbrojtjes ajrore.
Forcat ruse humbën gjithashtu 2.438 automjete, 13 anije dhe skafe të lehta dhe 572 mjete ajrore pa pilot.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës në frontin në jug të vendit në 24 orët e fundit kanë vrarë 33 ushtarë pushtues, si dhe kanë shkatërruar sistemin raketor Grad, 8 mjete ajrore pa pilot dhe 3 municione armike”, thuhet në deklaratë.
Në një deklaratë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes më 25 mars, u njoftua se 1.351 ushtarë rusë vdiqën në Ukrainë./FolDrejt/