Shtabi i i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se ushtria ruse ka humbur 150 ushtarë të tjerë në 24 orët e fundit dhe se numri i ushtarëve rusë të vdekur në luftë deri më sot ka arritur në mbi 29.600.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës informoi për humbjet e ushtrisë ruse mes periudhës 24 shkurt-26 maj, ndërsa thuhet se ushtria ruse në 24 orët e fundit ka humbur edhe 150 ushtarë të saj, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Ushtria ruse në 24 orët e fundit ka humbur 150 ushtarë, 11 mjete ajrore pa pilot, 10 tanke dhe 22 mjete të blinduara. Ndërsa që nga fillimi i luftës ushtria ruse ka humbur gjithsej 29.600 ushtarë, si dhe janë rrëzuar 206 avionë dhe 170 helikopterë, ndërsa janë shkatërruar 1.315 tanke, 3.235 mjete të blinduara, 617 topa, 201 sisteme raketahedhëse dhe 93 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkasin rusëve”, thuhet në deklaratë.
Forcat ruse po ashtu kanë humbur 2.225 automjete, 13 anije dhe skafe të lehta shpejtësie dhe 502 mjete ajrore pa pilot (dronë). Gjithashtu vihet në dukje se nga njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës janë goditur dhe shkatërruar edhe 114 raketa lundruese të lëshuara nga rusët.
Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë më 25 mars njoftoi se në Ukrainë kanë humbur jetën 1.351 ushtarë rusë./FolDrejt/