Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se ushtria ruse humbi 25.650 ushtarë, 199 avionë, 158 helikopterë dhe 1.145 tanke.
Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës lidhur me humbjet e ushtrisë ruse nga data 24 shkurt deri më 9 maj, thuhet se ushtria ruse ka humbur 150 ushtarë të tjerë në 24 orët e fundit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt
Në deklaratë theksohet se ushtria ruse ka humbur gjithsej 25.650 ushtarë dhe 199 avionë, 158 helikopterë, 1.145 tanke, 2.764 automjete të blinduara, 513 sisteme artilerie, 185 sisteme raketash dhe 87 sisteme të mbrojtjes ajrore që i përkasin rusëve.
Në deklaratë thuhet se forcat ruse humbën 1.970 automjete, 12 anije dhe skafe të lehta, 377 mjete ajrore pa pilot, dhe se 94 raketa të lëshuara nga rusët u rrëzuan dhe u shkatërruan nga njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
Në një deklaratë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes më 25 mars, u njoftua se 1.351 ushtarë rusë vdiqën në Ukrainë./FolDrejt/