Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se numri i ushtarëve rusë që kanë humbur jetën në luftën që po vazhdon që nga 24 shkurti ka arritur në 32.500.
Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm, thuhet se janë përditësuar të dhënat për humbjet e ushtrisë ruse në luftën prej 24 shkurtit deri më 14 qershor, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratë, ku thuhet se 32.500 ushtarë rusë u vranë në territorin e Ukrainës, njoftohet gjithashtu se u shkatërruan 233 avionë, 179 helikopterë, 1.434 tanke, 3.503 automjete të blinduara, 721 artileri, 229 sisteme raketash dhe 97 sisteme të mbrojtjes ajrore.
Në deklaratë thuhet se ushtria ruse humbi 2.473 automjete, 58 mjete speciale, 13 anije dhe skafe të lehta dhe 588 mjete ajrore pa pilot.
Në një deklaratë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes më 25 mars, ishte njoftuar se 1.351 ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë./FolDrejt/