Behgjet Pacolli, ministër i Jashtëm i Kosovës dhe njëkohësisht biznesmen i fuqishëm në fushën e ndërtimit, ka bërë të ditur se ka përfunduar projekti i ndërtesave në Thumanë. Në këto ndërtesa do të strehohen familjet të cilat humbën shtëpitë nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.
Pacolli thekson se projekti parashikon ndërtimin e apartamenteve moderne dhe se çdo gjë është gati për të filluar nga ndërtimi.
“Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese”, shkruan Pacolli.