Instituti Hidrometeorologjik njofton se dita e martë do të karakterizohet me mot relativisht të qetë dhe me temperatura maksimale deri në 7 gradë Celsius.
Reshje të dendura nuk parashikohen as gjatë tri ditëve në vijim, pasi që vendi ynë mbetet me këto masa bllokuese anticiklonike deri ditën e premte.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.