Fabian Fache, Marvin Urban dhe Felix Wortmann janë tre shok gjermanë të cilët bëjnë sëbashku pushimet prej dhjetë vjetësh. Sivjet ata kanë vendosur që me një mercedes të vjetër të shëtisin Ballkanin. Të tre miqtë nuk ndaluan nëpër det, por në vend të saj zgjodhën udhëtimin e përditshmën, shkruan come-on.de.
“Dhjetë ditë- njëmbëdhjetë vende – katër dete- tre male” quhet deviza e tre miqve, përcjell foldrejt.com. Idetë e këtij udhëtimi e ka kryer Felix – plot 6200 kilometra me Mercedesin e vjetër por të mirëmbajtur.
Udhëtimi konkretisht fillon nga Austria, më pas në Hungari, Rumani Bullgari, preket Deti i Zi, më pas drejt Detit Egje në Greqi, Maqedoninë Veriore dhe në fund drejt Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës dhe Kroacisë.
Përmbyllja do ndodh në një lokal në Zadar të Kroacisë.
Të tre miqtë kanë nxjerë edhe një konto për të ndihmuar personat në nevojë në Shqipëri. Pra krahas udhëtimit kanë menduar të ndihmojnë edhe aspektin humanitar./Foldrejt.com