Dje Kosova shënoi 14-vjetorin e pavarësisë, ku nuk munguan festimet nga shumë vende të botës ku gjenden shqiptarët.
Festimet, gjatë mbrëmjes së kaluar, nuk munguan edhe në Angli, konkretisht në Londër, ku shumë shqiptarë të Kosovës që jetojnë atje kishin zgjedhur rrugët e këtij qyteti që të festojnë.
Në pamjet e dërguara nga lexuesit për Klankosova.tv shihet numër i madh i tyre duke festuar me flamuj dhe me valle nëpër rrugë. /Klankosova.tv/