Replikat si deputet, ndonjëherë i bënë në gjuhë që jo krejt i kuptojnë.
Por, edhe kur flet në shqip, termet që përdorë, Jahja Kokaj, pranon se pak ia marrin vesh.
Jo krejt lehtë të kuptueshme ishin edhe idetë që ai dha të premtën për kurrikulat dhe programet mësimore, ku shpjegoi kreativitetin, njofton Klan Kosova.
“Ekziston një ndryshim midis zgjidhjes konvencionale të problemeve dhe zgjidhjeve kreative:
Zgjidhja konvencionale e problemeve është thjesht efektive. Ndërkaq, zgjidhja kreative ka karakter depërtues brenda problemeve, apo gjërave. Zgjidhjet kreative janë të thjeshta dhe gjeneruese. Kjo e fundit nënkupton që kreativiteti mund të ketë , më pas karakter zinxhiror, derivohen zgjidhje te reja vijuese të cilat rrjedhin nga zgjidhja inicuese apo fillestare”, shkroi ai ndër të tjera në statusin e tij të gjatë të premtën.
Termet e përdorura nga Kokaj të premten, nuk i kuptuan disa prej qytetarëve të cilët i pyeti televizioni.