Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot mori pjesë në ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror në Katar.
Jahjaga, pjesëmarrjen në Doha e bëri me ftesë të autoriteteve të Katarit, transmeton Fol Drejt.
Ajo përmes një postimi në Facebook tha se Kosova do të jetë në Kampionatin Evropian, bile vitin tjetër, ndonëse vitin e ardhshëm s’do të ketë një event të tillë.
“Ky event ka mbledhur në Katar elitën e futbollit botëror, mirëpo për fat të keq Ekipi i Kosovës nuk do jetë në garë. Pavarësisht kësaj, djemtë tanë na kanë bërë krenarë me punën e tyre të palodhshme që vitin tjetër e dërgojnë Kosovën në kampionat evropian. Kombëtarja jonë, krenaria jonë”, ka shkruar Jahjaga./FolDrejt/