Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po qëndron në paraburgim në Hagë.
Krasniqi mes aktiviteteve të tjera, kohën e tij po e shfrytëron edhe për të shkruar, përcjell Fol Drejt.
Vajza e tij, Gresa Krasniqi ka ndarë disa vargje të tij me publikun, në të cilat Krasniqi flet për burgun.
“Burgu im qenka një vrimë
Qiell e diell i shoh copë-copë
Aty ku bie e zgjohem përditë
Për mua është vetëm një grope
Veçmas për këtë moshë”, shkruan Krasniqi./FolDrejt/