Milan arriti të fitonte me përmbysje 3-1 ndaj Veronës, me kuqezinjtë që marrin vendin e parë në klasifikim. Një fitore e rëndësishme për të besuarit e stefano Pioli për garën e titullit kampion.
Pas ndeshjes, tekniku i kuqezinjve u shpreh se është i “dashuruar” me Milan, teksa theksoi se iu duhet edhe një fitore për të siguruar titullin kampion.
“Jam i dashuruar me këtë Milan, sepse e di kush ka qenë rrugëtimi ynë. Morëm një tjetër fitore, na mungon edhe një tjetër dhe ka shumë gëzim sot. Por jemi të përqendruar për ndeshjen e radhës.
Kurajoja vjen nga eksperienca dhe paraqitjet tona. Edhe nëse pëson, por e ndjen që je mirë në fushë, beson më shumë te cilësitë e tua dhe ke shpirtin e fituesit deri në fund. Kemi ngjitur shumë shkallë dhe na kanë mbetur edhe dy të fundit.
Të përgatisim sa më mirë ndeshjen e radhës, ajo që ka rëndësi është çfarë feston në fund. Leao dhe Tonali janë të rinj, por shumë të fortë. I kam parë shumë ndryshe nga viti i kaluar. Ky ambient na jep energji të pabesueshme dhe duhet të vazhdojmë kështu, ndonëse do të kemi përballë kundërshtarë të vështirë.
Atalanta dhe Sassuolo betejat e fundit? Ky Milan lindi pas humbjes 5-0 ndaj Atalantës, por aty unë dhe drejtuesit kuptuam çfarë të bënim për të rritur këtë skuadër. Kemi mësuar shumë dhe shpresojmë që të mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kampionat”, ka thënë trajneri i Milanit./FolDrejt/